18 Shtator 2020

Mbi 13 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Prishtinë, 11 gusht - Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 13 milionë.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 13.189.392 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (2.715.934), Brazili (2.163.812), India (1.583,489), Rusia (696.681), Afrika e Jugut (417.200), Kili (347.342), Peruja (329.404), Meksika (327.993), Irani (286.642), Pakistani (261.246) dhe Arabia Saudite (253.478).

Ndërkohë në Turqi janë shëruar 209.487 persona.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 738.965 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 20.258.243.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2020

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë përurimin e shtimit të katit të dytë dhe renovimit të katit të parë të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur. (Fshati Zhur, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ketë nje vizitë një grupi të të rinjve të Kosoves, nga etni të ndryshme. (Kabineti i Ministres MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në mbledhjen komemorative për gazetarin Sulejman Gashi. (Salla “ 1 Tetori ”, ora 13:30)

- Banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës protestojnë pas vendimit për mbylljen e disa shkollave në këtë qytet. (Para objektit të Komunës së Kamenicës, ora 14:00)