29 Mars 2024

Mbahet punëtoria për sëmundjet malinje te fëmijët

Prishtinë, 15 mars - Organizuar nga Shoqata e Pediatërve të Kosovës dhe Shoqata “Ndihmë Fëmijëve me Kancer (NFK)”,  nën patronatin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nesër në Prishtinë u mbajt sot në Prishtinë punëtoria e dytë me pjesëmarrje ndërkombëtare nga  fusha e onkologjisë pediatrike.

Në këtë punëtori ku morën pjesë ekspertë të onkologjisë pediatrike nga Graci i Austrisë dhe nga Italia , u trajtuan tema profesionale që kanë të bëjnë me sëmundjet malinje te fëmijët me theks të veçantë në identifikimin dhe implementim i projekteve hulumtuese për parandalim dhe diagnostifikim të hershëm të sëmundjeve malinje te fëmijët në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, tha se punëtoria e sotme tregon për nivelin e besimit që kanë ekspertët ndërkombëtarë nga Austria e Italia në profesionalizmim e profesionistëve të fushës së onkologjisë pediatrike dhe për mundësitë e mëdha të bashkëpunimit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore sa më cilësore për pacientët kosovarë.

 Ai ka folur edhe për proceset me të cilat po mirret aktualisht MSh.

“Kemi kufizime të mëdha, sidmos kufizime në aspektet financiare, por MSh ka dizajnuar një program të reformave përmbajtësore, për çka kemi mbështetjen e partnerëve që janë konsultuar si OBSH, KE, UNICEF-i, agjensionet e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare me rëndësi, për zhvillimin e këtij programi që premton përmirësime graduale por të sigurta në shëndetësinë kosovare”, theksoi Ministri Agani.

Ai shprehu bindjen se shëndetësia kosovare do të jetë në gjendje që ta tejkalojë shpejt hendekun e krijuar gjatë viteve të okupimit, ndërsa theksoi se modelet e këtilla të bashkëpunimit sikur punëtoria e sotme, e ndihmojnë shëndetësinë kosovare.

Dr. Nexhemedin Shala, drejtor mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tha se temat që po trajtohen në punëtori janë të rëndësisë së madhe dhe i ndihmojnë repartit të hemato-onkologjisë pediatrike në avansimin e shërbimeve.

Ilir Gorani, drejtor ekzekutiv i Shoqatës “Ndihmë Fëmijëve me Kancer (NFK)”, tha se që nga viti 2006, kjo shoqata ka bashkëpunuër me Shoqatën e Pediatërve të Kosovës për ta ndihmuar repartin e hemato-onkologjisë dhe pacientët në nevojë , përfshirë këtu ndihmën në ngritjen profesionale të stafit, sigurimin e pajijsjeve për diagnostikim të hershëm, së fundi edhe duke siguruar pajisjen Flowcytometry për diagnostikim të hershëm të leukemisë përmes analizës specifike të gjakut’. “krejt kjo me qëllimin që pacientët kosovarë të marrin trajtimin në vendin tonë”, tha ai.

Gjatë punëtorisë profesorët nga “Kinderklinik – LKH” e  Gracit të Austrisë dhe të organizatës “Cure2Children” nga Italia, si Prof. Dr. Christian Urban, prof. dr. Herëig Lackner, Dr. Laërence Faulkner, Prof. Dr. Emir Haxhija dhe Dr. Flora Seklimi (QKUK) kanë zhvilluar temat profesionale si Leukemia akute mieloblatsike, hemangioma, trajtimi i këtyre sëmundjeve. etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)