23 Tetor 2021

Mbahet kongresi i parë klinik i kirurgëve të Kosovës

Prishtinë, 23 shtator - Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës organizon kongresin e parë klinik të kirurgëve, i cili do të mbahet në mënyrë hibride me pjesëmarrje fizike dhe virtuale.

Në këtë Kongres katër-ditorë do t’i prezantojnë punimet e tyre rreth 100 ligjërues, me ç’rast rreth gjysma e tyre janë profesorë dhe kirurgë të rangut botëror nga SHBA, Argjentina, Shqipëria, Austria, vende tjera të Evropës dhe më tej.

Ceremonia e hapjes do të mbahet sot në të cilën do të jenë të ftuar mysafirë nga autoritetet vendore qendrore, si: Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, Ministrja e Arsimit, përfaqësues të tjerë nga autoritet përkatëse të institucioneve shkencore dhe shëndetësore, etj.

Në këtë ceremoni, mes tjerash, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do t’ua ndajë Çmimin “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri” dy kirurgëve të njohur nga Kosova dhe Shqipëria, për arritjet e tyre jetësore në kirurgji.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)