19 Prill 2024

Mbahet konferenca ndërkombëtare mbi shëndetin dhe të drejtat e fëmijëve

Prishtinë, 1 qershor - Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) organizon sot dhe nesër konferencën e parë ndërkombëtare mbi Shëndetin, Mirëqenien dhe të Drejtat e Fëmijëve. 
 
Fëmijët e të sotmes janë trashëgimtarët e të nesërmes, andaj duke tentuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të tyre dhe duke thyer kornizat e konferencave tipike shkencore vetëm me hulumtime, kjo konferencë do përmbajë: Një tryezë diskutimi me politikëbërës dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, 5 fjalime kyçe nga profesionistë të dalluar të shkencave sociale dhe shëndetësore, 15 poster prezantime, 35 prezantime orale, kuiz me fëmijë të pesë shkollave fillore dhe 4 fjalime inspiruese nga fëmijë. 
 
Konferenca do të nderohet edhe me fjalimet hyrëse të politikë-bërësve në Kosovë: Ish-presidentja Atifete Jahjaga, Kujtim Gashi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kryetar i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Nënkryetar i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli.
 
Të gjitha këto aktivitete në lidhje me të drejtat, shëndetin e mirëqenien e fëmijëve në mënyrë që të arrihen qëllimet e pëgjithshme të Konferencës:  Promovimi i shëndetit të fëmijëve, Kontribut në përmisimin dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë dhe sfidat e shëndetit të fëmijëve, Promovimi i mirëqenies dhe të drejtave të fëmijëve, etj.
 
Konferenca ka gjetur mirëkuptim dhe bashkëpunim prej institutcioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe bizneseve të ndryshme, si: Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, Rotary Club Kosova, SOS Fshati, Departamenti i Psikologjisë së Universitetit të Prishtinës, Oda e Infermierëve të Kosovës, Translation Center, Meridian Express, Ecuador’s Best Roses, Libraria Dukagjini, Kosovo Experts Group, Hotel Sirius, Shoqata Autizmi Flet, Shoqatën Kosovare të Autizmit, Down Syndrome Kosova, Orion Center, Zyra e Bashkimit Evropian, Qendra për Informim dhe Përmisim Social, Peer Education Network, Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim, Adoleshentët Kosovarë, Kosova Population Foundation-KOPF, Kompania ‘’Gashi’’, Oxygen Show.
 
Gjashtë punëtoritë kanë për qëllim sigurimin e një forumi shkencor ku profesionistët, prindërit, edukatorët dhe studentët do të angazhohen në diskutimin më të gjerë dhe të drejtpërdrejtë në lidhje me sfidat dhe përspektivat e shëndetit, mirëqenies dhe të drejtave të fëmijëve.
 
Konferenca do të ketë orientim drejt të ardhmes dhe gjetjes së metodave të përshtatshme dhe fleksibile që do të lehtësonin ndryshimet rrënjësore në cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. I

dentifikimi i pikave kyçe të fokusit dhe identifikimi i nevojave më imediate të fëmijëve do të jetë një tjetër rezultat që do të tentojmë ta nxjerrim nga kjo konferencë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)