19 Prill 2024

Mbahet Forumi i Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara

Prishtinë, 18 prill - COD Kosovo në bashkëpunim me Handicap Kosova, Down Syndrome Kosova dhe Shoqatën Evropiane të Shërbimit për Personat me Aftësi të Kufizuara - EASPD, organizojnë Forumin e Parë të Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.
 
Asociacioni Europian i Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara – EASPD, është OJQ jofitimprurëse në sektorin e aftësisë së kufizuar, e cila promovon pikëpamjet e mbi 17,000 shërbimeve sociale dhe shoqatave të tyre ombrellë.

Janë mbi 80 milionë persona me aftësi të kufizuara në të gjithë Evropën. Qëllimi kryesor i EASPD është promovimi i mundësive të barabarta për personat me aftësi të kufizuara përmes sistemeve të shërbimeve efektive dhe me cilësi të lartë.
 
Forumi synon të bashkojë ofruesit e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara dhe së bashku me ekspertët nga EASPD dhe institucionet përkatëse të angazhuara në fushën e shërbimeve të vazhdohet puna e përbashkët për përmirësimin e sektorit të shërbimeve dhe duke bërë këtë kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë të jetës së personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.
 
Forumi do të mbahet në Hotel Sirius, 18 Prill, 2019. Forumi është organizuar me mbështjetjen financiare nga Bashkimi Evropian, Qeveria Suedeze dhe donator të shumtë privat. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)