22 Korrik 2019

Maqedonia e Veriut shpall epideminë e fruthit

Shkup, 16 prill - Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka shpallur epideminë e fruthit në gjithë territorin e vendit. Shkas për një vendim të tillë është rritja e numrit të personave të prekur nga kjo sëmundje dhe frika e përhapjes me pasoja më të mëdha.

Sipas komisionit për sëmundjet ngjitëse, nga fillimi i vitit janë regjistruar katër viktima nga fruthi kurse 961 të tjerë janë infektuar, 60 për qind prej të cilëve janë jashtë Shkupit. Sëmundja ngjitëse më së shumti ka prekur fëmijët.

“Më shumë se 70 fëmijë të prekur nga fruthi janë hospitalizuar, prej të cilëve 55 janë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ndërsa 15 në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve. Prej tyre më shumë se shtatë janë në gjendje të rëndë, por të gjithë janë hospitalizuar sepse ka pasur komplikime nga fruthi”, shtoi Mikiq, deklaroi drejtori i institutit të shëndetit publik, Vlladimir Mikiq

Ai ka bërë të ditur se shpallja e epidemisë ka për qëllim zbatimin e masave plotësuese për parandalimin e përhapjes së sëmundjes ngjitëse, uljen e infektimeve të reja si dhe parandalimin e formave të rënda të sëmundjeve si pasojë e fruthit.

“Një nga masat është ndalimi i vizitave në çerdhe, ndërsa një masë tjetër ka të bëjë e uljen e moshën së vaksinimit nga 12 në 6 muaj. Gjithashtu, çdo person mbi 14 vjeç mundet lirisht të vaksinohen në qendrat e shëndetit publik”, ka deklaruar Mikiq duke bërë të ditur edhe vendimin për vaksinimin e punonjësve shëndetësor pasi shumë prej tyre janë infektuar nga sëmundja ngjitëse.

Instituti i Shëndetit Publik ka ndaluar edhe vizitat nëpër spitale ndërsa kontrolle do të ketë edhe për punonjëset nëpër kopshte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 korrik 2019 - Oda Ekonomike e Kosovësdo të mbajë kon ferencën e rradhës për media lidhur me informimin e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë publikut për tema të rëndësishme që prekin komunitetin biznesor. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Çiklizmit të Kosovës mban konferencë për media për të informuar për garën ndërkombëtare te Rrethit të Kosovës në Çiklizëm e cila këtë vit është edhe garë poentuese sipas kritereve të UCI-t për çiklistët pjesëmarrës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren, organizon konferencë për media lidhur me çështjen “Abi Çarshia”. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker pn., ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mblidhet për tëe diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për Senatorin Bob Dole. (Rruga “Bob Dole”, Lagjja Dardania, Prishtinë, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit mban konferencë për shtyp, lidhur me reagimet e fundit për rastin "Abi Çarshia". (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 15:30)
 
- Me rastin e gjobes së shqiptuar ndaj qytetarës së Prishtinës Aida Gashi për të qeshurat e saj, grupi 'Të Qeshim së Bashku' organizon një protest qesharake, me moto 'të qeshim me zë të lart, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona'. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 23:30)