28 Mars 2024

Lulzim Eminin ushtrues detyre të Drejtorit Ekzekutiv të QKUK-së

Prishtinë, 24 nëntor - Në bazë të dispozitave të nenit 5 paragrafi 5.4 pika (a), (b), (c), të Rregullores nr. 20010/19 mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, Sekretari i Përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, dr. Ilir Tolaj ka marrë sot vendim që dr. Lulzim Emini, anesteziolog, të caktohet Ushtrues Detyre i Drejtorit Ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ky vendim arsyetohet me faktin se z. Ali Sadriu, drejtor Ekzekutiv i QKUK-së është kandiduar deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bazuar në nenin 47 të Ligjit 03/L-149 dhe Udhëzuesin Administrativ nr. MAP-01, i cili e obligon të marr pushim pa pagesë.

Me vendimin për caktimin e Ushtruesit të detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të QKUK-së, Sekretarit Permanent i MSh-së anulon autorizimi nr. 6926 , tw datws 24.11. 2010, lëshuar nga Drejtori Ekzekutiv i QKUK-së,  për udhëheqjen e QKUK-së përkohësisht nga një bord, pasi që ky autorizim, është nxjerrë nga organi jokompetent, në kundërshtim me autorizimet dhe përgjegjësitë ligjore.

Ndërkohë, gjatë kohës sa dr. Lulzim Emini do të ushtrojë detyrën e U.D. të QKUK-së, pagesa do të behët në nivelin e pozitës së Drejtorit Ekzekutiv, kurse Njësia e Personelit e Administratës së QKUK-së, është e obliguar të kryejë procedimin dhe administrimin sipas procedurave të përcaktuara ligjore, me që vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga Sekretari Permanent.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)