25 Prill 2024

Luksemburgu mbështet edukimin e mantelbardhëve kosovarë

Prishtinë, 13 tetor - Në vazhdën e aktiviteteve të shumta dhe përpjekjeve për të ngritur nivelin e sistemit shëndetësor në Kosovë, edukimi i vazhdueshëm profesional zë vend të rëndësishëm.

Kështu, Spitali Regjional i Prizrenit ka dërguar për trajnim tre mujor profesional në Universitetin e Trakisë, në Edirne të Turqisë 16 anëtarë të stafit mjekësor, duke përfshirë 7 mjekë dhe 9 infermierë. Mjekët dhe infermierët që kanë ndjekur trajnimin, janë të fushave të prioritare për nevoja trajnimi, fusha të cilat parashihen nga menaxhmenti i spitalit si potenciale të zhvillimeve të mëtutjeshme.

Këtyre profesionistëve u është dhënë prioritet  për të përcjellë zhvillimet infrastrukturore të spitalit, por edhe zhvillimet e përgjithshme profesionale, si dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vend. Këto drejtime përfshijnë: pediatri – neonatologji, anesteziologji, emergjencë, urologji, rentgenologji, otorinolaringologji, oftalmologji dhe gjinekologji.

Ky trajnim, që ishte i pari në serinë e trajnimeve në këtë Klinikë Universitare, është zhvilluar gjatë muajve qershor -shtator 2011, ndërsa grupi i dytë që përbëhet nga 20 profesionistë të tjerë, niset gjatë javës së tretë të tetorit 2011 për në Universitetin e Trakisë, ku do të vazhdojnë trajnimin deri në fund të vitit. Këta janë profesionistë kryesisht nga niveli tretësor shëndetësor, por është tentuar të përfshihen edhe disa nga profesionistët e nivelit dytësor shëndetësor.

Këto trajnime dhe aktivitetet përcjellëse për zhvillimin e edukimit të vazhdueshëm profesional mbështeten nga “Programi përkrahës për shëndetësi në Kosovë” i mbështetur nga Qeveritë e Luksemburgut dhe Kosovës dhe implementuar nga Lux-Dev dhe Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)