20 Prill 2024

Lindje e rrallë në QKUK, pacientja me Morbus Ebstein lind foshnjë të shëndoshë

Prishtinë, 11 qershor - Një lindje  e rrallë është regjistruar në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, ku një paciente e diagnostikuar  prej moshës 6 muajsh me keqformim të  lindur te zemrës të formës Morbus Ebstein ka lindur një foshnje të shëndoshë.

Bëhet fjalë për një keqformim të rrallë dhe zakonisht këta pacientë janë në gjendje të rëndë dhe shtatzënia është e kundër indikuar.

Pacientja  B.Z, e moshës 19 vjeçare, e diagnostikuar, deri tash, nga aspekti kardiologjik, është udhëhequr nga kardiologu i fëmijëve, dr. Ramush Bejiqi, i cili e ka percjellë edhe statusin kardiologjik të fetusit gjate shtatzënisë  si dhe gjendjen e nënës në shtatzënësi,  kurse obstetër janë mjeket nga Spitali i Përgjithshëm i  Pejës dhe Dr Ismajl Jakupi nga Klinika e Gjinekologjisë.

Shtatzënia është udhëhequr me sukses me gjendje të mirë të fëmijës dhe të nënës,  kurse lindja është krye në termin, siç edhe parashihet ne botë, me sectio cesarea.

Nena  ka lindur  fëmijë të gjinisë mashkullore, ne gjendje të mire, me PT 3600g, Apgar score 8/9 kurse e gjitha procedura e intervenimit ka kaluar pa asnjë komplikim

Operacioni është kryer në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK, e udhëhequr nga ekipi i intervenimit, Dr Shqipe Fetiu kurse anëtar të ekipit mjekësor kane qenë edhe Dr Mejreme Ramosaj, Dr Muharrem Morina, Dr Mimoza Avdiu  dhe instrumentaleve.

Ky është rasti i parë i shtatzënisë dhe lindjes nga një paciente me sëmundjen e Ebstein-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)