19 Prill 2024

Licencohen edhe nëntë laboratore tjera për kryerje të testeve serologjike

Prishtinë, 14 gusht - Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten se ka licencuar edhe nëntë laboratore tjera për kryerjen e testeve serologjike për koronavirusin e ri.

Përmes këtyre testeve, kuptohet nëse një person ka tejkaluar këtë virus, si dhe nëse trupi ka krijuar antitrupa kundër tij.

Ministria ka thënë se shtrirja e laboratoreve është në shumë qytete të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Pejën, Gjilanin, Malishevën dhe Vushtrinë.

Ky është njoftimi i katërt që bën kjo Ministri për licencim të laboratoreve për kryerje të testeve serologjike.

Në rrethim e parë të licencimit, autoritetet kanë thënë se u është dhënë leja e punës edhe dy laboratorëve tjerë për kryerje të testeve PCR që përcaktojnë nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11.130 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)