24 Prill 2024

Licencohen 18 laboratore tjera për kryerje të testeve serologjike në Kosovë

Prishtinë, 20 gusht - Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të enjten se ka licencuar edhe 18 laboratore tjera për kryerje të testeve serologjike në Kosovë.

Përmes këtyre testeve, një person e kupton nëse është prekur në të kaluarën me koronavirus, apo nëse ka krijuar anti-trupa ndaj tij.

Marrë parasysh njoftimin e fundit, në gjithë territorin e Kosovës deri më tani janë licencuar 87 laboratorë për kryerje të testeve serologjike dhe virologjike për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Për dallim nga testet serologjike, testet virologjike – që aktulisht kryhen edhe në dy laboratore private në Kosovë - përcaktojnë nëse një person është i infektuar me koronavirus në kohën kur testohet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)