01 Shkurt 2023

Lëshonin teste Covid të falsifikuara, arrestohet pronari i laboratorit

Gjakovë, 24 nëntor - Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Gjakovë (NJRHKEK–Gjakovë) ka filluar hetimet bazuar në informatën e pranuar se në një Laborator lëshoheshin teste COVID të falsifikuara sipas dëshirës së klientëve dhe pa prezencën e personave që ju duhej vërtetimi.

Hetuesit policor kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjakovë kanë ndërmarr një sërë veprimesh të nevojshme hetimore-operative dhe në koordinim me Prokurorin kompetent kanë zbatuar Urdhrin e pranuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, duke aplikuar masat e veçanta të hetimit dhe përmes tyre kanë siguruar prova të mjaftueshme ku vërtetohet dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari me iniciale (A.Sh.) ka kryer veprën penale ,,Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ,,Falsifikim i dokumenteve” ndërsa të dyshuarit me iniciale (N.Sh.) dhe  (S.P.) kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Sot me datë 24.11.2021 me urdhër të gjykatës kompetente në Gjakovë në bashkëpunim me Inspektorët Shëndetësor nga Ministria e Shëndetësisë është realizuar një kontroll në Laboratorin në fjalë me pronar të dyshuarin me iniciale (A.Sh.)

Të dyshuarit janë arrestuar dhe në prezencë të Avokatëve mbrojtës janë intervistuar.
Pas intervistimit është njoftuar Prokurori kompetent për të gjitha veprimet e ndërmarra dhe ndaj të dyshuarit (A.Sh) lëshon Aktvendim për ndalim 48 orë, ndërsa për të dyshuarit (N.Sh) dhe (S.P) vendos të lirohen në procedurë të rregullt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)