26 Prill 2024

LDK: Sektori i shëndetësisë në krizë

Prishtinë, 27 tetor - Këshilli i Ekspertëve për Shëndetësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vlerësuar gjetjet e Studimit të Fizibilitetit të Komisionit Evropian për fushën e shëndetësisë.

Këshilli i Ekspertëve konsideron se ngecjet në reformën ligjore po manifestohen në performancën e sektorit të shëndetësisë.

Problem serioz sipas tyre mbetet mos aprovimi i Ligjit për Sigurime shëndetësore dhe Ligjit për Shëndetësi, si dhe mos adoptimi dhe amandementimi i legjislacionit për duhanin, dhurimin e gjakut, dhurimin dhe transplantimin e qelizave dhe organeve.

\"Kapacitetet e dobëta dhe papërgjegjësia e strukturave menaxheriale në shëndetësi po ndikon në efikasitetin e ulët të shërbimeve shëndetësore\", thuhet në njoftimin e LDK-së.

Për më tepër sipas këtyre ekspertëve, mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore do ta dëmtoi sektorin e shëndetësisë në afat të gjatë, sidomos sa i përket përgatitjes së kuadrove. Mundësia e qasjes në shërbimet shëndetësore për të gjitha kategoritë sociale është për tu brengosur.

Këshilli i Ekspertëve të LDK-së vlëreson me tutje se mungesa e Sistemit të Informimit Shëndetësor (SISH) po pamundëson vlerësimin e performancës menaxheriale dhe llogaridhënies.

Sfidë e rëndë për vitet në vijim do të jetë kompletimi dhe implementimi i legjislacionit dhe akteve të tjera të domosdoshme për një sistem shëndetësor të qëndrueshëm dhe kualitativ në Kosovë.

Prandaj, sipas LDK-së me të drejtë studimi konstaton se për një Marrëveshje të Stabilizim Asocimit në sektorin e shëndetësisë, Kosova duhet të zhvilloj politikat e mbrojtjes shëndetësore në përputhje me ligjet e BE për përmirësim të shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve të popullit të saj, të harmonizoj legjislacionin e saj për mbrojtje shëndetësore, zhvilloj struktura administrative të pavarura efektive që garantojnë shëndetin, kërkesat shëndetësore dhe ruajtjen e të drejtave të pacientëve, të mbroj qytetarët nga rreziqet shëndetësore dhe sëmundja, si dhe të promovoj stil të jetës së shëndosh dhe zhvilloj bashkëpunimin shëndetësor me BE.

Këshilli i Ekspertëve për Shëndetësi i LDK-së i ka identifikuar qysh herët këto probleme dhe i ka bërë publike për qeverinë dhe qytetarët. LDK konstaton se bazuar në performancën e deritashme, Ministria e Shëndetësisë nuk është në gjendje të zgjidh këto probleme të paraqitur në studim.

LDK rekomandon që sa më parë të aprovohen së bashku Ligji për sigurime shëndetësore dhe Ligji për shëndetësi. Miratimi i tyre ndaras konsiderojmë se është i pazbatueshëm në praktikë. Aprovimi i Ligjit për sigurime shëndetësore do të përmirësonte bazën financiare të sistemit shëndetësor për qasje në shërbime shëndetësore të kategorive të rrezikuara sociale, të paraqitura si problem i veçantë në Studimin e BE.

LDK rekomandon që sa më parë të amandamentohet ligji për duhanin, dhurimin e gjakut, transplantimin dhe dhurimin e qelizave dhe organeve, si një kusht i domosdoshëm për zvogëlim të abuzimeve me to.

LDK rekomandon që të përmirësohet situata e rëndë menaxheriale në institucionet shëndetësore, posaçërisht në QKUK, ku për shkak të ndërhyrjeve politike, ky institucion për më shumë se dy vite menaxhohet nga ushtrues detyre.

LDK rekomandon që sa më parë të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura për aktivizimin e Sistemit Informativ Shëndetësor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)