25 Prill 2024

LDD e shqetësuar me gjendjen në shëndetësi

Prishtinë, 3 korrik -  Lidhja Demokratike e Dardanisë ka shprehur sot shqetësimin lidhur me gjendjen aktuale në lëmin e shëndetësisë duke vlerësuar se ajo është e rëndë dhe se nuk ka shenja të përmirësimit.

Anëtarja e Kryesisë së LDD dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, prof.dr. Qamile Morina ka vlerësuar se gjendja në shëndetësi është brengë e gjithë shoqërisë kosovare, posaçërisht duke pas parasysh se tash e sa vite nuk ka   shenja përmirësimi.

“LDD ka dashur që  ministrit aktual të emëruar para disa muajve , ti  jep kohën e mjaftueshme 100 ditësh për të marrë hapat e nevojshme drejtë stabilizimit të situatës, të bindur thellë se për arritjen e rezultateve konkrete te  secilit ministër do ti duhet më shumë kohë se kaq, po edhe më shumë se një mandat i tij apo Qeverie e cila e ka sjellë. Për fat të keq për këtë periudhë kohore, as ne, as institucionet shëndetësore, as punëtorët shëndetësorë dhe aq më pak qytetarët e Kosovës nuk parë asnjë lëvizje te Ministrisë së Shëndetësisë në drejtimin te duhur.

Zonja Morina vlerësoi se lëvizjet aktuale në këtë lëmi karakterizohen se me faktin se nuk ka përmirësim në cilësinë e shërbimeve, nuk ofrohen ende shërbimet për të cilat qytetarët duhet të udhëtojnë jashtë vendi duke shpenzuar mjete shtesë, nuk punojnë aparaturat për të cilat janë shpenzuar miliona euro, nuk ka barna e as material shpenzues, nuk ka shenja për përmirësimin e gjendjes së punëtorëve shëndetësorë (me të cilët manipulohet me 44 euro.

“Me një fjalë te tjera  fatkeqsishtë duhet të konstatojmë se i tërë sistemi është para kollapsit. Duke mos dashur qe të ndjellim defetizëm, duhet thënë se gjendja e rëndë po bëhet edhe më e rëndë, edhe më e padurueshme, edhe më e pa shpresë, dhe posaçërisht në të dy sektorët që janë shpenzuesit më të mëdhenj të buxhetit për të cilin MSH  është përgjegjëse për ta menaxhuar apo mbikëqyrur - atë të shërbimeve terciare e veçanërisht ne QKUK dhe sektorit  Farmaceutik- edhe pse aty janë shtuar mjetet financiare nga Buxheti|, ka thënë Morina.

Ajo ka vlerësuar se kjo  po tregon  se gjendja në shëndetësi nuk po përmirësohet duke shtuar mjete në “ një thes pa fund” siç shprehet populli, sepse me këtë vetëm sa rriten apetitet e atyre që i menaxhojnë apo mbikëqyrin këto mjete. Apo më mirë me thënë troç –i atyre që i vjedhin këto mjete.

Zonja Morina ka vlerësuar se me ardhjen e ministrit Bukoshi këto probleme vetëm sa janë shtuar, e fatkeqësisht  kanë kulmuar me ngjarjet e fundit në QKUK.

“Së pari kriza udhëheqëse e krijuar në QKUK këtë jave na lenë të dyshojmë se praktikat e kaluara të këqija po vazhdojnë me vendimet ad –hoc pa planifikim paraprak të mirëfilltë. Dhe natyrisht, kjo shkon  në dëm të shërbimeve shëndetësore ndaj pacientëve”.

Duke mos dashur me u përzier në politikën kadrovike në Ministri, LDD shpreh brengosjen se përderisa anëtarët e Kabinetit te ministrit  përfliten për afera korruptive, dhe bëhet  largimi i dikujt  që i luftojnë ato. Konsiderojmë se vështirë  mund te arsyetohen këto para qytetarëve tanë, të cilët tashmë falë punës së madhe që kanë bërë mediet kanë mjaft njohuri për bartësit e këtyre fenomeneve, ka thënë zonja Morina.

Ajo përmendi se nuk po gjendet zgjidhje për dy prioritetet kapitale si Kardiokirurgjia dhe Onkologjia duke theksuar se vetëm brenda këtij viti më shumë se 400 pacientë të sponzoruar nga MSH janë trajtuar jashtë vendit  dhe kryesisht janë të sëmurët kardiokirurgjikë dhe onkologjikë. Kjo nuk do sdo koment se sa po maltretohen pacientët tanë dhe sa mjete po derdhen jashtë  me ndikim negativ në ekonominë e vendit. Problem në veti sipas zonjës Morina është mospërmbushja e infrastrukturës ligjore për lëmine e shëndetësisë.

“Dhe se fundi, natyrisht se tërë përgjegjësia nuk i takon vetëm MSH, kjo e rëndon dhe e bënë përgjegjëse tërë Qeverinë e Kosovës, institucionin e Presidencës, dhe tërë mekanizmat vendorë e të huaj të cilët kanë përgjegjësi të hulumtojnë dhe kërkojnë përgjegjësi nga ata që duhet. Duke e ditur se kjo Qeveri as kur ka ardhur ne pushtet nuk ka pasur një Program të vetin, dhe gjerë me tani nuk kemi pasur  ndonjë Program të hartuar nga pasardhësit e saj, të cilët nuk i kanë respektuar as edhe dokumentet e gjetura aty”, tha zonja Morina duke kërkuar nga ministri i tanishëm  një plan konkret për daljen nga kriza e thellë, dhe atë një plan afatshkurtër, i cili do të reagonte me shpejtësi ndaj çështjeve akute por edhe një plan afat mesëm e afatgjatë, i cili pas debatimit dhe aprovimit nga Kuvendi do të ishte obligues për këtë  MSH , por edhe për pasardhësit e saje pa pasur nevojë që për dështime të kërkohen fajtorët aty ku nuk janë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)