29 Mars 2024

Lansohet fushata ‘larg syve, afër zemrës’ për të luftuar COVID-19

Prishtinë, 28 prill - Fondacioni “Afër Zemrës” i krijuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me agjensionin New Moment New Ideas, organizatat Bonevet dhe Kosovo Ideas, dhe me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) është lansuar sot, me mesazhin ‘Larg syve, afër zemrës’ emërtim ky që e mban edhe tërë fushata.

Ky mesazh përcjell gjendjen aktuale, ku shumica prej nesh i kemi të dashurit larg syve, por vazhdojmë t’i mbajmë afër zemrës.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në ngritjen e fondeve për të blerë pako të testimit për Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Fushata synon  të mobilizojë individë vullnetmirë dhe kompani private brenda Kosovës si dhe në Diasporë për të kontribuar financiarisht në arritjen e shumës së synuar prej 61,334 Euro, dhe rrjedhimisht të siguroj 2500 copë pako të testimit.

Ekziston një kërkesë e menjëhershme për pako të testimit; pa të dhëna për COVID-19, mjekët tanë nuk mund të kuptojnë numrin e rasteve të konfirmuara dhe se si po përhapet pandemia - prandaj nuk mund të përgjigjen në mënyrë të duhur ndaj kërcënimit.

Si përgjigje, ky projekt do të mundësojë mjekët dhe punonjësit shëndetësor të zbulojnë të infektuarit, trajtojnë pacientët dhe të shpëtojnë jetën e njerëzve që janë të kërcënuar aktualisht nga COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)