19 Prill 2024

Lansohet fushata e ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down

Prishtinë, 11 tetor - Shoqata Down Syndrome Kosova dhe IPKO Foundation në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë, do të lansojnë fushatën e përbashkët për të shënuar Tetorin si muaji të ndërgjegjësimit për personat me  sindromën Down.

Fushata do të realizohet nga grupi avokues i të rinjëve me sindromën Down, të cilët do të udhëtojnë gjatë muajit tetor në shtatë qendrat më të mëdha të Kosovës për të avokuar për nevojat dhe të drejtat e komunitetit të tyre.

Aktivitete si këto do t’i shërbejnë kauzës që përçon fushata  vetëdijësuese për muajin e ndërgjegjësimit për sindromën Down.

Gjithashtu, aktiviteti do t’i kontribuojë ngritjes së vetëdijës dhe prioritizimit të personave me sindromën Down, nisur edhe nga fakti që Qeveria e Kosovës ka shpallur vitin 2022 si vit të personave me aftësi të kufizuara.

Fushata avokuese dhe aktivitetet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë mbështeten nga agjensitë e UN në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)