19 Prill 2024

Lansohet Doracaku i Minitorimit dhe Vlerësimit të Strategjisë shëndetësore

Prishtinë, 9 mars - Me qëllim të fillimit të zbatimit të Sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit (M&V) të Strategjisë Sektoriale Shëndetësore (SSSh) 2017-2021, Ministria e Shëndetësisë lansoi sot Doracakun e Monitorimit dhe Vlerësimit të kësaj strategjie.

Doracaku i lansuar ofron përshkrimin e hollësishëm të monitorimit dhe vlerësimit dhe është zhvilluar për të monitoruar zbatimin e aktiviteteve dhe arritjen e objektivave të SSSh-së 2017-2021, ndërsa fushëveprimii i tij përfshin të gjitha institucionet hisedare si dhe partnerët e tjerë strategjikë të përfshirë në SSSh.

Zëvendësministri i Shëndetësisë dr. Rrustem Musa tha se SSSh ka për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit shëndetësor dhe synim primar-përmirësimin e shërbimeve, përkatësisht plotësimin e kërkesave të pacientëve.

Reforma e projektuar nga Strategjia, tha ai, është e dizajnuar dhe zbatimi i saj mbështetet nga faktorët relevantë vendor dhe partnerët strategjik ndërkombëtar.

“Për të siguruar një sfond analitik, MSh ka monitoruar fillimin e zbatimit të kësaj strategjie, duke definuar qartë drejtimet dhe bartësit e zhvillimeve, autorizimet dhe përgjegjësitë ligjore”, tha zëvendësministri Musa.

Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së (UD.), dr. Naim Bardiqi, tha se, me qëllim të zhvillimit të procesit të monitorimit dhe vlerësimit të SSSh 2017-2021, MSh qysh më parë ka themeluar strukturën e veçantë në kuadër të Departamentit për Zhvillim Strategjik Shëndetësor - Divizionin për Monitorim dhe Vlerësim.

Ai tha se qëllimet e sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit të SSSh-së, janë që në të ardhmen të përdoret në të gjitha institucionet shëndetësore dhe institucionet e tjera hisedare të SSSh-së për ofrimin e informatave për MSh-në dhe hisedarët e tjerë lidhur me përmbushjen e objektivave dhe rezultateve të SSSh-së, me qëllim që të mundësojë politikëbërje të bazuar në dëshmi; të ndihmojë vendim-marrjen si dhe ndërmarrjen e masave të duhura sipas nevojës.

Gjithashtu, theksoi dr. Bardiqi, sistemi i M&V ndihmon të harmonizojë, standardizojë dhe thjeshtësojë procedurat e mbledhjes, agregimit dhe shpërndarjes së të dhënave ndërmjet institucioneve shëndetësore; rrit ndërgjegjësimin dhe përdorimin e qasjes së monitorimit e vlerësimit në sektor dhe forcon rolin drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë në sektor si vendimmarrëse dhe udhëheqëse e Strategjisë.

Një prezantim të Doracakut dhe mënyrës së përdorimit të tij, i cili përmban edhe formularët e 62 indikatorëve shëndetësor që dalin nga objektivat strategjike të SSSH-së, e e bëri eksperti italian Andrea Poze, i cili ka ndihmuar MSh-në në dizajnimin e doracakut dhe në trajnimin e zyrtarëve shëndetësor për përdorimin e tij.

Doracaku është zhvilluar me mbështetjen e Agjensisë së Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor përmes Programit mbështetës të Shëndetësisë KSV/ 017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)