05 Gusht 2020

Lancohet projekti për reagim ndaj COVID 19 me mbështetje nga Qeveria Gjermane

Prishtinë, 14 korrik - Në prezencë të ambasadorit gjerman Shkëlqesisë së Tij Christian Heldt dhe drejtorit për GIZ në Kosovë David Oberhuber, sot në një formë jo të zakonshme, konform rekomandimeve nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalim të shpërndarjes së Covid-19, u nënshkrua në Kolegjin Heimerer marrëveshja e cila lancon projektin që do të mbështesë institucionet shëndetësore dhe punonjësit  shëndetësor në luftën e tyre të përditshme kundër Covid-19.

Projekti përqendrohet në përmirësimin dhe avancimin e higjienës spitalore dhe sigurinë e pacientit dh punëtoreve shëndetësor për mbrojtje nga Covid 19. Projekti planifikohet të zbatohet nëpërmjet disa hapave të drejtpërdrejtë.

Ky është një projekt i hartuar në kohë rekord dhe aprovuar nga GIZ ne Gjermani për te reaguar ndaj pandemisë Covid19 i cili do te zbatohet ne Kosove ne partneritet publiko privat ne mes Kolegjit Heimerer, Ministrisë se Shëndetësisë, Shërbimit Klinik Universitar te Kosovës, Institutit te Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale, ndërsa partneret ndërkombëtar do te jene Qendra Klinike Universitare e Halle-Saale dhe Qendra e trajnimit dhe simulimit Dorothea Erxleben ne Halle, Gjermani.

Projekti do te zbatohet nga 15 korrik 2020 deri me 31 dhjetor 2021. Një pjese e projektit do te iu mundësoj personave kyç qe menaxhojnë pacientet potencial apo te infektuar me Covid 19 ne sistemin shëndetësor publik te trajnohen ne Gjermani.

Ambasadori Heldt ne fjalimin e tij theksoj rëndësinë e mbështetjes se vendeve partnere në këtë kohe krize pandemie. Synimi i qeverise gjermane është targetimi, mbështetja dhe ofrimi i ndihmës ndaj vendeve partnere ne përballimin e pandemisë dhe po ashtu pasojave ekonomike.

Sipas tij çelësi është sistemi shëndetësor dhe rrjedhimisht rendësi te padiskutueshme paraqet shëndeti i popullatës dhe i ofruesve shëndetësor. Bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit Heimerer dhe GIZ në Kosove sipas tij është një shenje e mire e rrugës drejt rritjes së sigurisë së pacienteve/ punëtoreve shëndetësorë dhe rrjedhimisht përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vend.

Në fjalimin e tij drejtori i GIZ në Kosovë zotëri David Oberhuber vuri në theks të veçantë rëndësinë e një reagimi të shpejtë dhe te saktë nëpërmjet projektit Covid 19 – Response. ‘Ka shumë për të bërë por ky është një hap i mirë drejt rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore.’ shtoi zotëri Oberhuber.

Drejtori i Kolegjit Heimerer zotëri Dr. Petrit Beqiri e quajti ketë bashkëpunim ndërmjet institucionit që ai drejton dhe GIZ një tjetër sukses. Ai shprehu gatishmërinë dhe kënaqësinë për një punë të efektshme në arritjen e rezultateve në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Ceremonia u përmbyll me nënshkrimin e marrëveshjes nga te dy palët duke ruajtur vigjilencën dhe distancën gjate gjithë eventit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)