25 Prill 2024

Kryqi i Kuq i Kosovës dhuron një autoambulancë për Klinikën Emergjente në QKUK

Prishtinë, 24 tetor - Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Spitalor dhe Klink Universitar të Kosovës dhe Kryqit të Kuq të Kosovës, sot  Kryqi i Kuq i Kosovës, ka dhuruar një autoambulancë për nevoja të Klinikës Emergjente në QKUK,  me vlerë mbi 10 mijë euro.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit të kësaj autoambulance morën pjesë, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, dr. Rrustem Musa, zëvëndësministër i Ministrisë së Shëndetësisë,  znj. Feride Hyseni, krytare e Kryqit Kuq të Kosovës dhe dr. Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK.  

Dr. Rrustem Musa, zëvëndësministër i Ministrisë së Shëndetësisë,  falënderoi  Kryqin e Kuq të Kosovës për bashkëpunimin dhe ndihmesat e vazhdueshme që po japin për shëndetësinë e Kosovës.   Sipas tij, kjo ndihmesë vjen në kuadër të ngritjes dhe avancimit të shërbimeve shëndetësore që janë duke u bërë në shëndetësinë e Kosovës.

Ai tha se  ky bashkëpunim ndërmjet Ministrisë dhe Kryqit të Kuq të Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke i kontribuar ngritjes së  cilësisë së shërbimeve shëndetësore.  


Në anën tjetër, dr. Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimti Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, pasi falenderoi donatorin për dhurim të autoambulancës,  tha se pas investimeve  në shërbimin emergjent nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK,  janë krijuar kushte shumë më të mira për pacientë dhe për stafin shëndetësorë që  ofron shërbime mjekësore.

Drejtori Sejdiu, rikujtoi edhe Memorandumin e nënshkruar ndërmjet  Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovë  dhe Kryqit të Kuq të Kosovës, ku ekipet vullnetare të Ndihmës së Parë nga Kryqi i Kuq i Kosovës,  ofrojnë asistencë teknike për stafin shëndetësorë  të Klinikës Emergjente.

Znj. Feride Hyseni, kryetar e Kryqit të Kuq të Kosovës, përmendi disa nga aktivitetet  dhe ndihmesat  që ka bërë Kryqi i Kuq i Kosovës për shëndetësinë e Kosovës dhe për QKUK.

Znj. Hyseni, ofroi mbështetjen e saj dhe të Kryqit të Kuq të K osovës  për mbështetje të shërbimeve shëndetësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)