19 Prill 2024

Kriza ekonomike në Europë ka ndikime të thella edhe në demografi

Bruksel, 12 janar - Kriza ekonomike në Europë ka ndikime të thella edhe në demografinë e kontinentit, raportoi të mërkurën e përditshmja polake “Wiadomosci”, duke iu referuar të dhënave zyrtare të Institutit Europian të Statistikave “Eurostat’.

Vështirësitë ekonomike kanë bërë që në vitet e fundit të vërehet një rënie e lindshmërisë, shoqëruar me një rritje të numrit të aborteve.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2011, në të gjithë vendet e BE-së lindën 200 mijë fëmijë më pak se sa përpara fillimit të krizës, në 2008-n.

Në vendet më të prekura, si Greqia, janë përmbysur normat morale dhe fetare, ndërsa në vitet 2010-11, numri i shtatzanive të ndërprera në mënyrë të ligjshme është rritur me 50%.

Midis 27 vendeve të BE-së dhe tetë vendeve të tjera europiane për të cilat “Eurostat” grumbullon të dhëna, vetëm në katër ka pasur një rritje të numrit të lindjeve në dy vitet e fundit, në Turqi, Britaninë e Madhe, Zvicër dhe Sllovaki.

Megjithatë, edhe në ato vende ku numri i lindshmërisë është në rritje, problematike mbetet pamundësia e kapjes së normës së “zëvendësimit natyror”.

Në mënyrë që popullsia të ruajë të njëjtin nivel, çdo grua duhet të lindë mesatarisht 2,1 fëmijë, që quhet edhe “norma e zëvendësimit natyror”.

Për shkak të pamundësisë për të arritur këtë kuotë në pothuajse të gjitha vendet e BE-së, zgjidhja e vetme për të ruajtur nivelet demografike duket se është emigracioni, pavarësisht rreziqeve që ai mbart për shkak të problemeve sociale dhe rrezikut të humbjes së identitetit kombëtar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)