27 Prill 2024

Kriza ekonomike ndikon në sistemin e shëndetësisë në Greqi

Athinë, 9 dhjetor - Rritja e krizës ekonomike ka lënë ndikim negativ mbi sistemin e shërbimeve shëndetësore të Greqisë.

Rrjeti informativ “World Socialist” ka njoftuar se zbatimi i pesë raundeve të masave shtrënguese ekonomike në Greqi ka shkaktuar që të bie edhe niveli i shërbimeve të sistemit shëndetësor në këtë vend.

Sipas këtij njoftimi, mësohet se temperatura e ultë dhe rënia e shërbimeve shëndetësore kërcënon jetën e shumë qytetarëve të Greqisë.

Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në Greqi duke filluar që nga janari i vitit 2013 do të bie në nivel të konsiderueshëm ndërsa programi për zvogëlimin sa më shumë të shpenzimeve të spitaleve do të largon nga puna një numër të madh të punonjësve të spitaleve.

Vlen të theksohet se borxhi i përgjithshëm i spitaleve tani ka kaluar një miliard e 200 milionë euro dhe ndërsa shumica e spitaleve të Greqisë nuk janë të pajisur me mjete dhe medikamente të nevojshme.

Kriza financiare dhe pasojat e saj mbi sistemin e shërbimeve shëndetësore në Greqi ka bërë që qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në Evropë të alarmon për valën e re të përhapjes së sëmundjes së IDS veçanërisht në qytetet e mëdha të këtij vendi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)