22 Tetor 2020

Kosovës sot i shtohen 3 te vdekur dhe 48 raste pozitive me koronavirus

Prishtinë, 28 shtator - Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 48 raste pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Prizren, 1 rast nga spitali Gjakovë dhe 1 rast nga spitali Gjilan).

Numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.  

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste,  komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020  - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje!, mban konferencë për media në lidhje me skandalin e vjedhjes së më shumë se 2 milion euro nga Thesari i Shtetit. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 15:00)