26 Prill 2024

Kosovës i shtohen edhe 96 raste me koronavirus

Prishtinë, 21 qershor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar sot edhe 96 raste me koronavirus.

"Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 96 raste", thekson IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime.

Po sot sipas IKSHPK-se janë shëruar 29 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1047 raste.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 20 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.962.853raste të COVID-19 dhe 467.579 raste të vdekjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)