28 Mars 2024

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë, 30 tetor - Kosova dhe Shqipëria do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë. Ekipet mjekësore nga Shqipëria do të jenë në gjendje të kryejnë operime në Kosovë përkatësisht në ato fusha ku mungojnë disa shërbime.

Kardio-kirurgjia, Onkologjia dhe Neurokirurgjia janë fushat në të cilat Shqipëria përmes ekipeve mjekësore pritet të jap kontribut në shëndetësinë kosovare. Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Vangjel Tavo garantoi se së shpejti do të nis puna.

“Ekipi i kardio-kirurgëve shqiptarë shumë shpejt do të vijë në Prishtinë për të bërë në bashkëpunim me ekipin e kardio-kirurgëve kosovarë ndërhyrjet e para kardikirurgjikale dhe për të vazhduar më pas si shërbim që të funksionojë në Kosovë. Në anën tjetër edhe në shërbimin e neurokirurgjisë do të vazhdojmë të njëjtin shkëmbim profesionistësh dhe ekspertësh”, tha Tavo.

Ndërkaq Ministri i Shëndetësisë kosovare,Ferid Agani konsideron se investimet dhe reforma në shëndetësi do të japin një zhvillim pozitiv duke shtuar kështu edhe shërbimet shëndetësore për qytetarë.

“Kjo reformë do të fillojë me miratimin e ligjit të shëndetësisë gjë që pritet të ndodh në mesin e muajit nëntor, ligj ky i cili do të mundësojë fillimin e realizimit të fazës së parë të reformës së sistemit shëndetësor, përfundimisht emërimin e titullarit të institucioneve në nivelin dytësor dhe tretësor, ndarjen e ofruesit dhe blerësit të shërbimeve” , tha Agani.

Ndërsa Ministri nga Shqipëria Vangjel Tavo gjatë vizitës së tij në Kosovë, u shpreh i gatshëm që nga viti i ardhshëm të jap edhe disa specializime për kuadrin mjekësor. Në vijim të vizitës ministri Tavo ka qëndruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)