03 Prill 2020

Koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë vendet e botës

Hagë, 28 shkurt - Koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë vendet e botës. Së fundmi janë shënuar rastet e para në Hollandë dhe në Bjellorusi.

Sipas mediave të huaja në Hollandjë është konfirmuar si pozitiv ndaj Covid-19 një person nga Tilburgu jugor. Autoritetet bënë me dije se pacienti ka qenë së fundmi në Italinë veriore.

Edhe Bjellorusia ka konfirmuar rastin e parë. Ministria e Kujdesit Shëndetësor tha që pacienti ishte një student nga Irani.

Ndërkaq ne Itali numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit ka shkuar në 17 persona.

Ndërkohë që numri i të infektuarve është rreth 650.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.