16 Gusht 2022

Korea Veriore përballet me shpërthim të ri të një sëmundjeje infektuese

Phenian, 16 qershor - Koreja Veriore ka raportuar të enjten për shpërthimin e një epidemie të paidentifikuar të zorrëve në një rajon bujqësor.

Ky lajm rëndon edhe më shumë këtë shtet të izoluar, teksa përballet me mungesa kronike të ushqimit dhe me një valë të infektimeve me koronavirus.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka dërguar ilaçe në qytetin perëndimor Haeju të mërkurën, për t’iu ndihmuar pacientëve që po përballen me “epidemi akute enterike”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, pa dhënë detaje për numrin e të prekurve, dhe pa identifikuar sëmundjen.

Termi enterik i referohet traktit gastrointestinal.

“Kim ka theksuar nevojën e ndaljes së epidemisë sa më shpejt që është e mundur, duke marrë masa të karantinës për rastet e dyshuara”, ka thënë KCNA.

Një zyrtar i Ministrisë për Bashkim në Korenë e Jugut, i cili merret me çështjet mes dy Koreve, ka thënë se Qeveria është duke vëzhguar shpërthimin, që dyshohet se është kolerë apo tifo, sëmundje që shkaktohen si pasojë e ujit apo ushqimit të kontaminuar, apo kontaktit me feces të personit të infektuar.

Raportimi për këtë shpërthim vjen teksa verikoreanët po përballen me shpërthimin e parë të infektimeve me koronavirus.

Koreja Veriore ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme muajin e kaluar, teksa autoritetet përballen me mungesë të vaksinave dhe ilaçeve tjera.

Agjencia për spiunim e Koresë Jugore, u ka thënë ligjvënësve se sëmundjet që barten përmes ujit, siç është tifoja, janë përhapur në Korenë Veriore edhe para se të shpërthente koronavirusi. /rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)