26 Prill 2024

Konfiskohen mbi njëmijë e katërqind paketime barnash pa banderola

Deçan, 12 korrik - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit - Pejë, e asistuar edhe nga Inspektoret Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ekzekutuar Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, Dega Deçan, për kontroll në dy barnatore që dyshohej se posedoni dhe shisnin barna pa  banderola të Republikës së Kosovës.

Në njërën barnatore janë konfiskuar 378 (treqind e shtatëdhjetë e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve dhe në një barnatore tjetër janë konfiskuar 1028 (njëmijë e njëzet e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve, pra gjithsej 1406 (një mijë e katër qind e gjashtë) paketime.

Nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, janë arrestuar dy të dyshuar: G.H. i viti i lindjes 1957 dhe J.P. i viti i lindjes 1986.       

Dy të dyshuarit me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)