29 Mars 2024

Konfirmohen edhe 15 raste me koronavirus në Kosovë

Prishtinë, 13 prill - Instituti i Shendetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 15 raste me koronavirus në Kosovë.

"Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimeve në Semetishtë shtatë (7) raste dhe Vraniq dy (2) raste), tre (3) raste nga Lladovë-Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Nerodime e epërme-Ferizaj, Banjë-Malishevë dhe Leshak-Leposaviq", thuhet në komunikatën IKSHPK-së.

Po ashtu sot sipas IKSHPK-se janë shëruar edhe katër pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri.

Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë janë gjithsej 377 raste të të infektuarve me koronavirus, 8 raste të vdekjes si dhe 63 të shëruar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)