29 Tetor 2020

Konfirmohen 66 raste me koronavirus, bie për 44 % numri i te infekturve

Prishtinë, 22 shtator - Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%. 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 503 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 66 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.  

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778. 

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste,

komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri. 

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

 


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Tetor 2020 - Open Data Kosovo në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë lanson projektin “Iniciativa për Qeverisje të Hapur dhe të Mirë”, të financuar nga programi MATRA 2020 në kuadër të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Ferizajt ku do te takohet me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, në Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 188-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00) .

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të pres në takim ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-37​, ora ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë punimet në ndërtimin e Pallatit të Kulturës. (Afër Qendrës së Inovacionit në Ferizaj, rruga "Brahim Ademi", ora 10:40)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pruron fushat e tenisit. (Afër Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski mbajnë konferencë për medie. (Salla e konferencave në Qeveri të Kosovës, ora 11:15)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 13:00)