15 Prill 2021

Komuna e Prizrenit realizon testet rapide edhe në QMF-të e fshatrave të saj

Prizren, 4 mars - Komuna e Prizrenit ka njoftuar se duke filluar nga data 2 mars 2021, Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, përveç në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr, testet e shpejta rapide për COVİD-19, ka filluar t’i realizojë edhe në QMF-të e fashtrave Gjonaj, Reçanë, Korishë, Zhur, si dhe në QMF 1 dhe QMF-të e lagjeve Tusus dhe Kurilla në Prizren,  duke u bërë kështu Komuna e parë në Kosovë që  kryen këto teste në QMF-të e fshatrave të saj.

Me këtë rast kryetari I Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se ky vendim është marrë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, me qëllim të uljes së intensitetit të punës në QKMF dhe QMF në Bajram Curr, dhe po ashtu me qëllim të eliminimit të lëvizjeve të qytetarëve, eventualisht të prekur me COVID-19, gjë që e parandalon përhapjen e virusit.

Kujtojmë se përveç këtyre testeve, Komuna e Prizrenit është njëra nga komunat e para në Kosovë, që ka kompletuar pakon e shërbimeve për Covid-19, duke i realizuar edhe: Testet e D-Dimer-it, Rentgenin e mushkërive, Analizat tjera të nevojshme dhe Testet serologjike,

DSH-ja apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen për veten, familjen dhe miqtë e tyre duke mbajtur maskën, distancën dhe pastërtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021 - Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)