20 Prill 2024

Komuna e Prishtinës lanson projektin për shërbimet shëndetësore elektronike

Prishtinë, 17 mars - Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare Komuna e Prishtinës me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë (UNFPA) përmes fondeve nga Ambasada Britanike prezantojnë projektin “E-Shëndetësia”.

 Si pjesë e projektit Kthimi në Normalitet (të ri) në Kosovë: Forcimi i qëndrueshmërisë përmes një kthimi të sigurt dhe gjithëpërfshirës të normalitetit në fushat e shëndetësisë dhe arsimit, pas COVID-19, UNFPA do të bëjë dorëzimin e 186 tabletëve me qëllim të lansimit të E-Shëndetit për Shërbime Shëndetësore Esenciale në Komunën e Prishtinës.

Ky projekt financohet nga Mbretëria e Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë, implementohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) në koordinim me ekipin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK).

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbot, Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara znj. Ms. Ulrika Richardson, Udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-së për Kosovë Dr. Visare Mujko-Nimani dhe Dr. Bujar Gashi Drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës do të marrin pjesë në ceremoninë e dorëzimit të tabletëve tek doktorët e Kujdesit Parësor Shëndetësor të Komunës së Prishtinës.

Qëllimi i këtij projekti është të zbusë ndikimin e pandemisë COVID-19 në ofrimin e Shërbimeve Shëndetësore Esenciale duke prezantuar ofrimin e E-shëndetit për shërbime shëndetësore esenciale për banorët rezidentë të Komunës së Prishtinës duke siguruar komunikim virtual midis përdoruesve të shërbimeve shëndetësore / pacientëve me 186 ofruesve të kujdesit shëndetësor të 16 Qendrave të Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës.  

Objektet shëndetësore të drejtuara nga komuna e Prishtinës ofrojnë Shërbime Shëndetësore Esenciale për 214,688 banorë rezidentë të Komunës së Prishtinës përmes një rrjeti të Qendrave të Mjekësisë Familjare.

Në vitin 2019, qendrat e kujdesit parësor shëndetësor të Komunës së Prishtinës ofruan mbi 1.2 milion shërbime për banorët rezidentë të Prishtinës dhe më gjerë.

Meqenëse ofrimi i shërbimeve shëndetësore esenciale në Prishtinë u ndikua negativisht nga pandemia COVID-19, përdoruesit dhe pacientët e shërbimeve shëndetësore u këshilluan të kufizojnë përdorimin e shërbimeve për shkak të rrezikut nga infeksioni dhe për shkak të masave kufizuese të vendosura nga autoritetet qendrore dhe lokale.

Në mënyrë që të zbutet ndikimi i pandemisë COVID-19 në ofrimin e shërbimeve esenciale Komuna e Prishtinës me mbështetjen e UNFPA-së përmes fondeve nga Ambasada Britanike në Prishtinë synon të prezantojë shërbime shëndetësore elektronike që do të mundësojnë komunikim virtual midis përdoruesve / pacientëve dhe mjekëve të tyre familjarë dhe ofrimin e shërbimeve të këshillimit aty ku është e mundur

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)