25 Prill 2024

Komuna e Mitrovicës mbështetë personat me aftësi të kufizuar

Prishtinë, 20 janar - Mbështetja e Komunës së Mitrovicës për “Handikosin”, gjegjësisht për personat me aftësi të kufizuara dhe Shoqatën e të shurdhëve do të rritet gradualisht në mënyrë të ndjeshme. Këtë e premtoi koordinatori i Njësisë për drejtat e  njeriut, Fitim Rama dhe zyrtarja për Barazi gjinore, Sanije Behrami, gjatë një vizite që kanë zhvilluar në këto dy shoqata.

Rama ka thënë se viteve të fundit Komuna e Mitrovicës, ka realizuar projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me personat me aftësi të kufizuara. Ai ka përmendur projektin për pjerrinat në rrugët e qytetit, mandej sigurimin e një zyre, parkingut të nevojshëm etj.

Gjithashtu ai ka numëruar edhe ndihmën e dhënë nga Komuna për regjistrimin e automjetit për transportimin e fëmijëve, të cilët vazhdojnë fizioterapinë dhe psikoterapinë. “Një kontribut tjetër sa i përket sigurimit të kushteve për “Handikosin” e ka dhënë edhe Drejtoria për Mirëqenie Sociale, duke siguruar karburantet për automjetin e shoqatës”.

Në anën tjetër, mbështetjen e komunës e kanë vlerësuar si tejet të rëndësishme edhe drejtuesit e këtyre shoqatave. Myrvete Hasani, menaxhere e “Handikosit”, tha se kryetari i komunës dhe gjithë drejtorët komunalë janë duke ofruar përkrahje të madhe për krijimin e kushteve më të mira për ta”.

Ndërsa si probleme ka përmendur mungesën e një hapësire të nevojshme për aktivitetet e të rriturve. Sa i përket objektivave të “Handikosit” për këtë vit, ajo përmendi lobimin dhe avokimin për personat me aftësi te kufizuara, mandej aftësimin profesional  etj.

Zyrtarët komunalë janë takuar edhe me kryetarin e Shoqatës së të shurdhëve, Burim Preteni dhe intepreten Zejnepe Sylejmani, të cilët janë ankuar për kushte të vështira të punës. Ata kërkuan t’u ndihmohet sa i përket punësimit të një sekretari, mandej për pagesën e  energjisë elektrike, për rinovimin e zyrave etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)