29 Mars 2024

KOMF ndau Mirënjohjet “Miku i Fëmijëve”

Prishtinë, 26 shkurt - Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF, në partneritet dhe mbështetur nga zyra e UNICEF në Kosovë, ndau Mirënjohjet “Miku i Fëmijëve”, për kontribuesit më të mëdhenj të vitit 2018 në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

Ndarja e Mirënjohjeve “Miku i Fëmijëve” ofron një mundësi për të njohur publikisht përpjekjet, angazhimin dhe energjinë e shumë korporatave, bizneseve, personaliteteve, individëve, që japin një kontribut të rëndësishëm në Kosovë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Në të njëjtën kohë kjo pritet të ndikojë në edukimin e shoqërisë për mbështetjen e kauzës për mbrojtjen e fëmijëve.

Fjalët e rastit u mbajtën nga Znj. Donjetë Kelmendi nga KOMF, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Z. Skender Recica dhe Shefi i Zyrës së UNICEF në Kosovë, Z. Murat Sahin,

Të nominuarit për këto mirënjohje kanë qenë të shumtë, mirëpo në bazë të kritereve paneli vlerësues i pavarur ka përzgjedhur për të vlerësuar dhe shpërblyer me titullin “Mik i Fëmijëve” 7 (shtatë) prej tyre.

Mirënjohjet “Mik i Fëmijëve” u ndanë për: Familjen Strehuese për fëmijët pa përkujdes prindëror Hakile dhe Muharrem Lutfiu, kompaninë IPKO, Raiffeisen Bank, Profesor Dr. Mazllum Belegu, mësuesja vullnetare Znj. Afërdita Tahiri, vullnetare Znj. Dea Nikqi dhe mësuesja vullnetare Znj. Syrije Myftari.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)