25 Prill 2024

Koalicioni antiduhan mbështet projektligjin për kontrollin e Duhanit

Prishtinë, 14 nëntor - Koalicioni Antiduhan në Kosovë, i ka dhënë mbështetje të plotë Projektligjit për Kontrollin e Duhanit.

Në një takim të këtij koalicioni, të mbajtur sot në IKSHP në Prishtinë, është vlerësuar se Projektligji për Kontrollin e Duhanit, i miratuar në parim pas shqyrtimit të parë në Kuvendin e Kosovës më 5 nëntor 2012,  paraqet një dokument të hartuar mirë dhe i cili ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik, të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme nga pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit, që  përcaktohen masat për ndalimin, kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit, përbërësve të duhanit, parandalimin e pasojave të dëmshme nga përdorimi i produkteve të duhanit dhe mbikëqyrjen për zbatimin e ligjit.

Koalicioni anti-duhan vlerëson se ky projektligj që synon uljen e prevalencës së duhanpirjes në Kosovë përmes sigurimit të mjediseve 100 për qind të lira nga duhanpirja, do t’i ndihmojë Kosovës në zbatimin e standardeve evropiane në fushën e mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës.

Koalicioni antiduhan apelon tek deputetët e Kuvendit të Kosovës qa ta miratojnë këtë projektligj edhe në shqyrtimin e dytë, ndërkohë që kërkohet që përderisa projektligji i ri është në faza të shqyrtimit të tij, të zbatohet Ligji në fuqi për Duhanin.

Koalicioni antiduhan është themeluar më 2011, ndërsa në përbërje të tij, si nënshkruese të  koalicionit  janë Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Zyra e OBSH-së dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë, Inspektorati Sanitar, KADC, Shoqata kundër Kancerit si dhe institucione të tjera dhe organizata nga shoqëria civile.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)