20 Prill 2024

Klinika Obstetrike Gjinkologjike furnizohet me paisje moderne

Prishtinë, 30 gusht - Klinika Obstetrike Gjinekologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është pajisur me aparaturë moderne, e cila mungonte dhe përmes së cilës  do t’i  mundësohet stafit shëndetësorë të kësaj klinike që të diagnostikoj dhe mjekojë më lehtë sëmundjet dhe poashtu për pacientet do të kenë mundësi të marrin shërbime shëndetësore me aparaturë dhe metodat më bashkëkohore.

Sot, kësaj klinike i është dorëzuar një Histeroskop modern në vlerë prej 80 mijë eurosh, për diagnostifikimin dhe mjekim të  patologjive të ndryshme të mitrës, dhe një thikë ultrasonografike, në vlerë prej 30 mijë eurosh.

Me rastin e dorëzimit të kësaj aparature, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovë, z. Uran Ismaili, tha se këto 2(dy) pajisje po dorëzohen në vazhdën e saj që punohet që spitalet të jenë moderne dhe me kushte më të mira për mjekët dhe për pacientët.

“Për herë parë në gjinekologji do të përdoren  procedura më  të lehta, do  të shkurtohen ditët e qëndrimit, në anën tjetër paisjet  e reja do të bëjnë që pacientet të mos paguajnë para për trajtim  jashtë, mjekët në QKUK dhe Kosovë  janë në nivel profesionalë.  Vetëm dje,  Klinika e Gjinekologjisë,  ka pasur  48 lindje që tregon që kjo  klinikë frekuentohet shumë dhe kanë pasur nevojë për pajisje të tilla që do hyjnë në punë doktorëve  dhe pacientëve tanë” u shpreh Ministri Ismaili.

Sipas tij, të gjitha pajisjet  janë blerë dhe do të blihen nga paratë e buxhetit të Kosovës dhe nuk do të lihen institucionet shëndetësore në mëshirë të donacioneve.

“  Është përgjegjësi më madhe si shtet për të blerë paisje të nevojshme, meqë pacientët po shkojnë privat, mjekët janë të kualifikuar  për të kryer punën këtu, shumica e mjekëve janë të nivelit të lartë, nevojat për mbështetje janë të mëdha dhe këtë po fillojmë ta konkretizojmë sot’ përfundoi ai.

Në anën tjetër, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik  Universitar të Kosovës (SHSKUK) dr. Basri Sejdiu, theksoi se dorëzimi i pajisjeve të reja do të mundësoi kushte më të mira për mjekë dhe për pacientët.

“ Kemi 3.5 milionë euro për blerje pajisjeve që janë proceduar,  deri në  fund  të shtatorit dhe tetorit  të  gjitha klinikat do pajisen me aparatura, e që shumica e pacientëve janë dërguar jashtë vendi në mungesë të tyre, po ashtu  u dëmtua buxheti dhe xhepi i pacientëve. Ne  jemi mbështetur  edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe do  të krijojmë kushte dhe pajisje modrene që pacientët të  gjejnë trajtim në institucionet publike”  përfundoi drejtori Sejdiu.

Drejtoresha e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, dr. Myrvete Paçarada, tha se  këto pajisje nuk i ka pasur më parë klinika dhe me do të bëhet e mundur  të rritet cilësia e operacioneve  dh do të kursehet edhe buxheti i shtetit, meqë pacientët nuk do kenë nevojë të referohen për trajtim jashtë vendi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)