20 Prill 2024

Klinika e Neonatologjisë në Mitrovicë përfiton pajisje mjekësore për foshnje

Mitrovicë, 6 shkurt - Sot, Action for Mothers and Children bashkë me organizatorët e Cycle Kosovo for Children dorëzuan pjesën e dytë të pajisjeve mjekësore për foshnje në repartin e neonatologjisë në Spitalin e Mitrovicës.

Pajisjet u siguruan nga fondet e ngritura nga turneu vendor Cycle Kosovo for Children e cila është një ngjarje bamirëse vjetore e çiklistëve në Kosovë, që organizohet për të ngritur fonde për fondacionin Action for Mothers and Children. Kujtojmë se pjesa e parë e pajisjeve mjekësore u dorëzua në po të njëjtin spital në fund të vitit të kaluar.

Ky aktivitet i çiklistëve të Cycle Kosovo for Children i organizuar gjatë vitit 2019 ishte I gjashti me radhë dhe në të morën pjesë rreth 30 çiklistë në rrugëtimin katër ditor ku u siguruan rreth 10,000 Euro përmes kontributeve të kompanive, individëve dhe përmes fushatave online.

“Kemi kënaqesinë te jemi prezent sot dhe të shohim se sa po ndihmon lëvizja jonë të cilën po e organizojmë për gjashte vite tani. Jemi falenderues ndaj miqve dhe donatorëve të cilët çdo herë na ndihmojnë në përmbushjen e misionit tonë dhe mbështetin punës se mirë të Action for Mothers and Children” theksoi Albion Hadri nga Cycle Kosovo for Children. 

Ky aktivitet do të organizohet edhe këtë vit përgjatë muajit qershor, me ç’rast fondet e ngritura do të ndihmojnë spitale apo klinika të tjera të cilat identifikohen që kanë nevojë të mbështeten me pajisje të reja mjekësore.  

”Ne jemi jashtëzakonisht falenderues ndaj Cycle Kosovo for Children, të cilët cdoherë janë shprehur të gatshëm të na ndihmojnë në përmbushjen e misionit tonë. Sikurse viteve të kaluara, edhe këtë vit do të angazhohemi bashkërisht me organizatorët e CKC që të ngrisim sa më shumë fonde në mënyrë që ta ndihmojmë sistemin shëndetësor në Kosovë, me fokus të veçantë tek sektorët që mbulojnë shëndetin e nënave dhe fëmijëve” u deklarua Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv i fondacionit Action for Mothers and Children. 

Action for Mothers and Children njofton që të gjitha fondet që ngriten përgjatë vitit 2020 do të dyfishohen deri në vlerën prej 50 mijë euro, falë iniciativës së punëtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)