24 Shtator 2020

Klinika e Neonatologjisë në Mitrovicë merr donacion shtretër për foshnje

Mitrovicë, 9 dhjetor - Sot, Action for Mothers and Children bashkë me organizatorët e Cycle Kosovo for Children dorëzuan 15 shtretër për foshnje në repartin e neonatologjisë në Mitrovicë, si rezultat i mungesës së madhe të shtretërve për të posalindurit.

Shtretërit u siguruan nga fondet e ngritura nga turneu vendor Cycle Kosovo for Children e cila është një ngjarje bamirëse vjetore e çiklistëve vendor për të ngritur fonde për fondacionin humanitar Action for Mothers and Children. Këtë vit Cycle Kosovo for Children përfundoi me sukses për të gjashtin vit me radhë ku morën pjesë rreth 30 çiklistë në rrugëtimin 4-ditor dhe u siguruan rreth 10,000 Euro përmes kontributeve të kompanive dhe individëve, dhe përmes fushatave online.

“Një prej qëllimeve tona si AMC është ulja e vdekshmërisë së foshnjave, andaj jemi shumë të lumtur që edhe ky donacion i këtyre shtretërve për të sapolindurit në Spitalin e Mitrovicës do të ndikoj në përmirësimin e shërbimeve spitalore, rrjedhimisht në përmbushjen e misionit të organizatës sonë. I falenderoj shumë çiklistët nga Cycle Kosovo for Children për iniciativën dhe mbështetjen ndaj organizatës sonë tash e gjashtë vite me radhë."

"Mbështetje të ngjashme me pajisje mjekësore do të vazhdojnë edhe më tutje edhe për Spitalin e Mitrovicës, por edhe për spitale të tjera ku identifikohen nevojat” u shpreh Vlorian Molliqaj nga Action for Mothers and Children. 

“Kemi kënaqesinë te jemi prezent sot dhe të shohim se sa po ndihmon lëvizja jonë të cilën po e organizojmë për gjashte vite tani. Jemi falenderues ndaj miqëve dhe donatorëve të cilët çdo her na ndihmojnë në përmbushjen e misionit tonë dhe mbështetin punës se mirë të Action for Mothers and Children” theksoi Albion Hadri nga Cycle Kosovo for Children
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2020

- Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit ri themelojn Këshillin SDG në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, oborri para hyrjes kryesore, ora 9:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, mban konferencë për media. (Hyrja e Kuvendit nga sheshi, ora 10:00)

- Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në vazhdën e aktiviteteve të realizuara me rastin e Ditës Botërore të Turizmit do të bëjë prezantimin e raportit të punës së kësaj drejtorie, që nga viti 2018 e deri më sot. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)  

- Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli dhe artisti Sislej Xhafa do të mbajnë konferencë për shtyp. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik të aplikimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivative të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, i ftuar është edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Bëhet inaugurimi i veprës "trëndafili i bardhë" nga Sislej Xhafa, që është vepra e parë e projektit "Art në Hapësirë Publike". (Rruga "Andrea Gropa", te "Klubi i Pëllumbave" ora 11:45)

- Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 13:00)

- Fillon edicioni i dytë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)