13 Korrik 2020

Klinika e Gastroenterologjisë pajiset me Videogastroskop dhe Videokolonoskop të ri

Prishtinë, 8 nëntor - Klinika e Gastroeneterologjisë në QKUK është furnizuar me Videogastroskop dhe Videokolonoskop të ri, me të cilat mjekët do të mund të trajtojnë pacientët me metoda bashkëkohore.

Menaxhmenti  Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) kishte  prioritet furnizimin me aparaturë për këtë klinikë,  e cila në vazhdimësi ishte ballafaquar me mungesë të pajisjeve mjekësore.

Pajisjet janë të vendosura në një shtyllë dhe mundësojnë incizimin e traktit të sipërm (ezofagut, lukthit dhe zorrës dymbëdhjetëgishtore deri në një segment të caktuar).

Po ashtu, me këtë aparaturë mjekët  mund të trajtojnë edhe problemet e shfaqura te trakti i poshtëm digjestiv, që përfshin zorrën e trashë, me mundësi depërtimi deri në 30 centimetra edhe në pjesën përfundimtare të zorrës së hollë.

Me ardhjen e pajisjeve të reja dhe funksionalizimin e dy dhomave shtesë, në Klinikën e Gastroenterologjisë pritjet e pacientëve  për trajtim do të shkurtohen, derisa puna për stafin shëndetësor do të jetë më e lehtë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e hap fushatën e korrje-shirjeve. (Fushata e korrje-shirjeve nis në mes të fshatave, Livoq i Poshtëm dhe Velekincë, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt do të vizitojë kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës. (Bajgorë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 14:00

- Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)