23 Shkurt 2020

Kirurgët QKUK-së realizojnë operacion te rrallë në Kirurgjinë Vaskulare

Prishtinë, 19 janar - Kirurgët e Klinikës së  Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anestezionit, kanë  realizuar me sukses një ndërhyrje komplekse kirurgjike për të trajtuar një zgjerimin enorm (aneurizëm) të arteries karotide të brendshme në qafë.

Sëmundja është shumë e rrallë, sipas evidencës në librat e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare kjo është ndërhyrja e parë e këtij lloji e realizuar në Kosovë.

Nëse nuk trajtohet aneurizma e arteries karotide të brendshme në qafë është e shoqëruar me një rrezik të lartë  për sulm në tru, ndërsa e rupturuar me një rrezik të lartë për vdekje.

Pacientes 71 vjeçare, e cila është ankuar për një të ënjtur në anën e majtë të qafës, ndjenjë të shtypjes, pengesa në përbirje dhe ka treguar për një sulm iskemik të kaluar në tru, i është larguar zgjerimi aneurizmatik, ndërsa arteria është riparuar me lidhje të drejtpërdrejt.

Pacientja ka qëndruar një natë në Njësinë e Mjekimit Intenziv, ndërsa në ditën e 5-të pas operacionit është liruar nga spitali.

Kjo ndërhyrje ka konfirmuar edhe njëherë kompetencën e lartë të stafit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare për t’u marë me problemet e arterieve karotide, ndryshimet në të cilat janë një prej shkaqeve më të shpeshta të sulmit në tru.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)