24 Prill 2024

KFOS lansoi analizën ‘Mbështetja e BE-së në reagimet në Ballkan dhe Kosovë ndaj pandemisë'

Prishtinë, 12 maj - Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka prezantuar analizën ‘Mbështetja e BE-së në reagimet në Ballkan dhe Kosovë ndaj pandemisë së koronavirusit’

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur botoi analizën e shkurtë të titulluar “Mbështetja e BE-së në reagimet në Ballkan dhe Kosovë ndaj pandemisë së koronavirusit”, të shkruar nga Gjeraqina Tuhina dhe Augustin Palokaj.

Përhapja e koronavirusit i erdhi befas edhe Bashkimit Evropian. Nëse në fillim institucionet e Bashkimit Evropian ishin të ngadalshme për të reaguar dhe për t’iu ardhur në ndihmë si vendeve anëtare, si edhe atyre të asociuara, kjo situatë ndryshoi më vonë.

Megjithatë, kjo vonesë shkaktoi pakënaqësi si në vendet anëtare si në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja u përball me kritika të ashpra.

Ngjashëm me atë se si Covid-19 nxorri në pah problemet strukturore brenda secilit shtet, në Bashkimin Evropian pandemia vuri në pikëpyetje aftësinë e institucioneve të përbashkëta që të përballen me sfida të mëdha që rrezikojnë qytetarët e vendeve anëtare.

Për të analizuar përgjigjen e Bashkimit Evropian ndaj pandemisë karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur lancon analizën e shkurtë të shkruar nga Gjeraqina Tuhina dhe Augustin Palokaj të titulluar “Mbështetja e BE-së në reagimet në Ballkan dhe Kosovë ndaj pandemisë së koronavirusit”.

Në këtë botim të shkurtër, autorët analizojnë reagimet e para të institucioneve të BE-së ndaj pandemisë së COVID-19, qasjen ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor përgjatë kësaj krize, si dhe ardhmërinë e relacioneve të BE-së me rajonin pas pandemisë.

Për më tepër, autorët sjellin në pah se si kriza shëndetësore rriti ndjeshmërinë ndaj përhapjes së dezinformatave dhe në rastin e Kosovës shërbeu edhe si prapavijë në një krizë të thellë politike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)