28 Mars 2024

KFOR ndihmon QKUK me 254 batanije dhe 437 jastëk

Prishtinë, 31 mars - Qendra Klinike Universitare e Kosovës ( QKUK), ka pranuar  të mërkurën një donacion nga  komanda bashkëpunimit civil ushtarak (CIMIC) e KFOR-it, në  përbërje të KFOR-it suedez, finlandez dhe irlandez. Donacioni u dhurua në vazhdën e bashkëpunimit që ka QKUK me KFOR-in suedez.  Donacioni  përmban 254 batanije dhe 437 jastëk.  Delegacioni i KFOR-it, fillimisht vizitoi  drejtorinë ekzekutive.  

Capt. Josefine Andersson, asistente për komunikim në KFOR-in suedez tha se në vazhdimësi kanë pasur kontakte me zyrtarët e QKUK-së, ku është njoftuar me punën që bëhet në QKUK, me mungesat dhe problemet që po ballafaqohet QKUK. Ajo sqaroi se duke parë nevojat e mëdha që ka QKUK, ka pasur kontakte edhe me KFOR-in  finlandez dhe irlandez, të cilët kanë vendosur t’i dhurojnë QKUK-së, 254 batanije dhe 437 jastëk, të cilat mund të shpërndahen në klinikat dhe repartet e QKUK-së. 

Në  emër të QKUK-së,  foli Prof.dr. Muharrem  Bajrami, ndihmësdrejtor për arsim i QKUK-së, i cili fillimisht falënderoi ushtarët e KFOR-it për bashkëpunimin  e deritanishëm dhe për ndihmesat e dhëna. Sipas tij  KFOR ka kontribuar shumë për sigurinë e vendit për çka kosovarët u janë shumë mirënjohës. Ai falënderoi edhe për donacionin e dhënë duke e vlerësuar këtë ndihmesë të mirë për QKUK.

Prof. Bajrami u sqaroi  ushtarakëve të KFOR-it se donacioni do shpërndahet në klinikat dhe repartet e QKUK-së, atje ku ndihet nevojë më e madhe. QKUK-ja, ka formuar komisioni për pranimin dhe regjistrimin e këtij donacioni. Donacioni është pranuar dhe regjistruar dhe menjëherë  ka filluar shpërndarja e batanijeve dhe jastëkëve nëpër klinika. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)