26 Nëntor 2020

KFOR dhuron strehimore për të mbështetur hapësirat e testimit të koronavirusit

Prishtinë, 24 tetor - Misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë dhuroi dy kontejnerë në hapësirat shëndetësore të vendosura në Graçanicë / Gracanice dhe Leplje Selo / Llapnasellë.

Të dy strukturat do të shërbejnë si strehimore të përkohshme për laboratorët e testimit per Covid-19.

Dorëzimi u krye nga njësitë logjistike të KFOR-it Irlandez dhe Austriak, në bashkëpunim me Koordinatorin per Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në kuadër të iniciativave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

KFOR vazhdimisht mbështet përgjigjen lokale ndaj Covid-19 përmes shpërndarjes së pajisjeve për të gjitha komunitetet dhe përmes lehtësimit të projekteve të ndihmës nga NATO dhe kombet partnere.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)