23 Janar 2021

KFOR dhuron pajisje mjekësore në Qendrën Shëndetësore në veri

Mitrovicë,  26 nëntor - Ushtarët Amerikanë dhe Grekë të KFOR-it dhuruan instrumente dhe pajisje mjekësore duke përfshirë një sterilizues, një elektrokardiogram, sisteme të monitorimit të glukozës dhe mjete të tjera diagnostikuese në qendrën lokale shëndetësore në Zervnicë, në veri të Kosovës.

Donacioni është pjesë e ndihmës së dhënë paanshëm nga dega e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak të operacionit të udhëhequr nga NATO për institucionet lokale dhe komunitetet, për të përmirësuar mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Doktoresha Mirjana Blagojević – zëvendës-drejtoreshë e Spitalit Rajonal të Mitrovicës - falënderoi pjestarët e Komandës Rajonale Lindje të udhëhequr nga SH.B.A. dhe të Ekipit Grek të Ndërlidhjes dhe Monitorimit për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga KFOR-i për institucionet shëndetësore lokale, veçanërisht gjatë COVID 19.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Kosovë, KFOR-i ka kryer rregullisht detyrat e tij të sigurisë duke kontribuar në reagimin vendor ndaj COVID-19 përmes furnizimit të pajisjeve të mbrojtjes personale dhe dezinfektimit të objekteve publike.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Dhjetor 2020 - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp. (Zyrët e sindikatës në objektin e ish Germisë, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e parë për media, në të cilën do të shpaloset plani i DnV-së për misionin vëzhgues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021. (Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)   

- Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve mban konferencë për media lidhur me pakënaqësitë e Shoqatës me mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë dhe mos përfshrirjen e tyre në pakon e rimëkëmbjes ekonomike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)  

- Federata e Karatesë e Kosovës, ndan çmimin “Karateisti më i Madh Mbarëshqiptar - Enver Idrizi”. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 16:30)