24 Prill 2024

Kërkohen investime më të mëdha në zhillimin në fëmijërinë e hershme

Prishtinë, 23 nëntor -  Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Technologjisë në bashkëpunim me  Save the Children organizojn konferencën rajonale lidhur me faktet, mundësitë dhe afidat në investimin e kujdesit dhe zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme:

Konferenca është një mundësi për hartuesit e politikave, ofruesit e shërbimeve, përfaqësuesit nga akademia dhe akterë të tjerë, për t'u informuar dhe ndarë praktikat më të mira mbi rëndësinë e investimeve në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme.

Pesëmarrësit nga shtatë shtete do të diskutojnë dhe ndajnë praktikat më të mira në ofrimin e shërbimeve të kujdesit dhe të zhvillimit të hershëm me një kosto të përballueshme për të gjithë fëmijët, si dhe për të shikuar mundësitë për investime më të mëdha në kujdesin dhe zhillimin në fëmijërinë e hershme.

Duke marrur parasysh që në Kosovë vetëm 3% të fëmijëve 0 - 5 vjeç frekuentojnë institucionet parashkollore publike, konferenca synon të ngris vetëdijen mbi rëndësinë e Investimit në Kujdesin dhe Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershem. 

Përpjekjet financiare dhe organizative përqendrohen kryesisht në edukimin e obliguar parashkollor, 5-6 vjeç, përderisa aspekti i zhvillimit gjatë fëmijërise hershme mbetet i pafavorizuar, dhe kufizon qasjen në shërbime/institucione.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)