29 Mars 2024

Kapet një sasi e barnave në Vërmicë

Prishtinë, 8 dhjetor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë pas orës 20:00 të mbrëmjes ka arritur në Vërmicë një veturë me targa të Kosovës e cila drejtohej nga një shtetas kosovar që udhëtonte me një bashkudhëtar gjithashtu Kosovar.

Në këtë automjet sipas njoftimit është kapur një sasi e madhe e barnave të fshehura në gjitha pjesët e tij.

Në hyrje është pyetur nga oficerët e doganës se nëse personi ka diç për të deklaruar drejtuesi i automjetit është përgjigjur se nuk ka asgjë për të deklaruar.

Oficerët doganor së bashku me Policinë e Kosovës kanë filluar kontrollin detal ku kanë hasur në mallra të pa deklaruar  (lloji: Barna) i fshehur pas ulëseve të drejtuesit. Pastaj ka filluar kontrollimi  detal me mjete të specializuara ku gati në çdo hapësirë të veturës janë hasur mallra të fshehura, barnat kanë qenë të fshehura në hapësirën mes të dyerve, motor, te goma rezervë ne sasi te madhe etj. Pas gjetjes së këtyre barnave është gjetur edhe fatura e mallrave. Sasia e zbuluar ka qenë mbi 1700 paketime të llojeve të ndryshme ku kanë dominuar:

1.)    Cordipin 20mg  
2.)    Tetracikline
3.)    Lido Adrenaline 50ml  
4.)    Postinor 0,75gr            
5.)    Heribion Plantain 150ml

Vlera e mallit sipas faturës është afro 3000 euro. Barnat dhe vetura janë ndaluar Vërmicë.

Më këtë rast pala ka shkaktuar Kundërvajtje Doganore si pasojë e mos deklarimit të mallit  sipas nenit 250.3 të K.D.A
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)