19 Shkurt 2020

Kanceri po bëhet vrasësi më i madh në botë

Kuebek, 3 shtator - Deri më tani, sëmundjet e zemrës kanë qenë shkaktari kryesor i vdekjeve në botë.

Por, tani kjo po ndryshon, pasi shkencëtarët kanë zbuluar se sëmundja e kancerit i ka tejkaluar sëmundjet e zemrës si shkaktaret kryesore të vdekjeve në botë.

“Nëse vazhdojnë trendet aktuale, kanceri do të bëhet vrasësi më i madh në botë”, kanë thënë deklaruan shkencëtarët.

Duke publikuar gjetjet e dy studimeve të mëdha, në revistën mjekësore The Lancet, shkencëtarët thanë se ata gjetën prova të një “tranzicioni” të ri global midis llojeve të ndryshme të sëmundjeve kronike.

Ndërsa sëmundjet kardiovaskulare, tani për tani, janë shkaku kryesor i vdekshmërisë në të gjithë botën, mes të rriturve të moshës së mesme, kjo nuk ndodh më në vendet me të ardhura të larta, ku kanceri tani vret dyfish më shumë njerëz, sesa sëmundjet zemrës, treguan studimet.

“Raporti ynë zbuloi se kanceri ishte shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve globalisht në vitin 2017, duke përbërë 26% të të gjitha vdekjeve. Por, ndërsa shkalla e (sëmundjeve të zemrës) vazhdon të bjerë, kanceri ka të ngjarë të bëhet shkaku kryesor i vdekjes në të gjithë botën, brenda vetëm disa dekadave", tha Gilles Dagenais, një profesor në Universitetin Laval të Kuebekut në Kanada.

Nga rreth 55 milion vdekje në botë, në vitin 2017, studiuesit thanë, se rreth 17.7 milion ishin për shkak të sëmundjes kardiovaskulare.

Rreth 70 për qind e të gjitha rasteve me sëmundje kardiovaskulare u shkaktuan për shkak të rreziqeve siç janë presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, dieta, pirja e duhanit dhe faktorë të tjerë të mënyrës së jetesës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2020 - Administrata Tatimore e Kosovë do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të  Prishtinës ku prezent do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova do ta pres në takim ambasadorin bullgar në Kosovë. (Zyra e Kretarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban diskutimi publik lidhur me Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe Planin Lokal për Veprim në Mjedis. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00) 

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit te donacionit për qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog nga Ambasada e Bullgarisë. (Qerdhja “Gëzimi Ynë” në Istog, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e promvimit të librit" Obstetrika",  të Prof. dr. Shefqet Lulaj. (Bibloteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti I Ministrisë, ora 13:00)

- Promovohet revista “Intro”, që është produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të lëndës "Menaxhim i medias". (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 14:00)