29 Mars 2024

K.A akuzohet për prodhim të produkteve të dëmshme mjekësore

Gjilan, 26 maj - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit K.A., për shkak të veprës penale ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’, nga neni 260 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 6 prill 2020, i pandehuri K.A., në fshatin Përlepnicë Komuna e Gjilanit, ka vënë në qarkullim barëra ose produkte të dëmshme mjekësore, pa iu bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, në atë mënyrë që përmes rrjetit social ‘’Facebook’’, ka publikuar  njoftimin për vënien në qarkullim të barit për luftimin e Corona Virusit.

Në këtë mënyrë, i njëjti ka  vepruar në kundërshtim  me  Ligjin  për Shëndetësi  04/L-125 dhe Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale 04/L-190.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)