28 Mars 2024

Iniciativa për Histori Gojore publikon librin C19 A20

Prishtinë, 8 shkurt - Iniciativa për Histori Gojore ka kënaqësinë ka publikuar librin e radhës C19 A20 të redaktuar nga Erëmirë Krasniqi. Ky libër përmban tregime në vetën e parë dhe vizatime nga dhjetë artistë të brezave të ndryshëm dhe me prapavi të ndryshme kulturore. Tregimet dhe vizatimet në faqet e këtij libri regjistrojnë efektet e vazhdueshme të COVID-19 në jetën e përditshme të njerëzve të Kosovës.

Artistët e përfshirë në këtë projekt janë: Artan Hajrullahu, Jakup Ferri, Doruntina Kastrati, Driton Selmani, Fitore Berisha, Dejan Kitić, Meriton Maloku, Mirjeta Qehaja, Renea Begolli dhe Zake Prelvukaj.

Libri C19 A20 është zhvilluar brenda mureve të shtëpisë. Intervistat e historisë gojore janë zhvilluar në distancë, gjë që ka kërkuar fleksibilitet dhe përshtatshmëri për të krijuar hapësira besimi ku zhvillohet rrëfimtaria më e mirë e mundshme mes intervistuesës dhe narratorit. Intervistat janë redaktuar dhe përpunuar në tregime nga intervistuesja, duke e lënë rrëfyesin të thurë rrëfimin në vetën e parë.

Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, libri C19 A20 do të distribuohet nëpër biblioteka publike dhe librari, si dhe nëpër institucionet e kulturës, por nuk do të ketë promovim të tij. 

Projekti “Të kuptojmë COVID-19 në Kosovë duke krijuar” është mundësuar nga një grant nga Citizen Diplomacy Action Fund të sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore dhe u zbatua në partneritet me Partnerët e Amerikës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)