24 Prill 2024

Infermierët dhe profesionistë tjerë shëndetësor protestojnë sot

Prishtinë, 16 shtator - Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistë tjerë shëndetësor të Kosovës ka këkuar nga të gjitha institucionet relevante duke përfshi Ministrinë e Shëndetësisë poashtu SHSKUK dhe QKUK lidhur me inicimin e procedimit të Ligjit për Paga, respektivisht koeficientin 3.2, rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, pagesën e rrezikshmërisë në punë, pagesën e orëve shtesë dhe ekzekutimin e shtesave mbi pagë prej 300 €, premtim ky nga Qevevria e Kosovës.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës është munduar që këto çështje t'i rregulloj përmes dialogut social, mirëpo përkundër vullnetit të institucioneve relevante, këto kërkesë kanë mbetur pa u pashqyrtuar.  

Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon falje nga qytetarët e Republikë së Kosovës lidhur me veprimin sindikale që do e ndërmarrim si sindikatë.

Andaj, pas takimit me Këshillin Organizativ për protesta, i cili këshill përmes nënshkrimeve morri mbështetjen e mbi 700 infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor brenda SHSKUK/QKUK-së, në mënyrë unanime u vendos që sot nga ora 12:00, para Klinikës së Kirurgjisë, të mbahet Protestë.

"Gjithashtu i sigurojmë qytetarët që në asnjë moment nuk do mbesin pa kujdesin infermieror ashtu si deri më tani duke pas parasysh misionin human të infemrierit si dhe duke u bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës të cilat kërkojnë sigurimin e kujdesit minimal", thekson Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistë tjerë shëndetësor.

Në rast se edhe këtë herë nuk do ketë reflektim nga ana e institucioneve, Sindikata e Infermierëve të Kosovë në mbledhjen e radhës së  kryesisë së Sindikatës së bashku me Këshillin Organizativ, do të koordinohet për masavetjera sindikale të bazuara në Ligjin mbi Organizimin Sindikal, masa të cilat do jenë më radikale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)