02 Qershor 2020

Infeksionet e reja nga COVID-19 në Itali më të ulëtat në dy muaj

Romë, 18 maj - Autoritetet shëndetësore italiane raportuan 675 raste të reja dhe 145 të vdekur gjatë 24 orëve të kaluara, duke regjistruar nivelet më të ulëta të rasteve të reja të infeksioneve dhe vdekjeve qysh nga fillimi i marsit.

Italia ka vendosur të lehtësojë më tej mbylljen dhjetëjavore për arsye të koronavirusit të ri.

Kryeministri italian Giuseppe Conte thotë se mbyllja ka qenë efektive në kontrollimin e përhapjes së virusit.

Udhëtimet ndërmjet rajoneve dhe nga jashtë drejt Italisë do të lejohen nga 3 qershori, por qeveria do të mbyllë zonat ku mund të ketë shpërthime të reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)